Në vitin 2018 Shqipëria hap negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Në vitin 2018 Shqipëria hap negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian

​Shqipëria do të hapë vitin e ardhshëm negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, thuhet në një editorial të politico.eu, shkruar nga Harry Cooper. ”Bashkimi Evropian kërkon të tregojë se po kujdeset për Ballkanin”, thuhet në editorial. ”Juncker dhe presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani pritet të vizitojnë rajonin në fillim të vitit të ardhshëm”, sipas zëdhënsve të të dy liderëve.

Ndërkohë edhe Bullgaria ka deklaruar se kërkon të ndihmojë Ballkanin Perëndimor gjatë kohës kur ajo do të marrë presidencën e radhës të BEs-, në fillim të janarit të ardhshëm. Suela Janina, ambasadorja e Shqipërisë në Bashkimin Evropian thotë se sinjali i Junckerit për rajonin u vlerësua shumë.

”Komisioni Evropian po bëhet gati të rekomandojë fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe ndoshta edhe me Maqedoninë në gjysmën e parë të vitit”, thekson editoriali. Liderët evropianë, të cilët favorizojnë zgjerimin argumentojnë se futja e vendeve ballkanike do të ishte në vetë interesin e bllokut. Të gjashtë vendet ballkanike janë të rrethuara nga anëtarë të BE-së në veri, perëndim dhe lindje.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

 Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin virtual, …