Brickos

Ministrja Hoxha pjesë e Konferencës Ministrore të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik

Ministrja Hoxha pjesë e Konferencës Ministrore të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është nisur për në Francë, ku merr pjesë në Konferencën Ministrore të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. Konferenca ka për temë “Qeverisjen e mirë publike – për qytetarët dhe bizneset”, ku do të trajtohen çështje si Transformimi i administratës publike në shërbim të qytetarëve gjatë sfidave, sipas komunikatës për media të dërguar nga Ministria e Integrimeve. Gjatë sesioneve do të diskutohen qasjet inovative në qeverisjet bashkëkohore dhe kompleksiteti i nevojave të qytetarëve.“Qeveritë duhet thellësisht t’i njohin dhe t’i kuptojnë faktorët e ndryshimit për t’u përshtatur dhe transformuar në përputhje me rrethanat”, thuhet në dokumentet e Organizatës, dedikuar kësaj konference ministrore të OECD-së.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …