Milazim Kadriu

Milazim Kadriu: Radio “Kosova e Lirë”- Urime 19-vjetori

Radio “Kosova e Lirë”- ishte zëri i lirisë, zëri i pastër shqiptar, nderi i kombit !

Kaluan 19 vite  kur u lind në tymin dhe flakën e barotit të UÇK-së së lavdishme! Zëri i saj depërtoi nëpër krisma pushkësh duke u dhënë kurajë luftëtarëve të lirisë për luftë kundër okupatorit barbar.

Radio “Kosova e Lirë” përditë e më shumë po rritet dhe po lëshon shtat në luftë për mbrojtjen e identitetit shqiptar dhe në luftë për realizimin e amanetit të dëshmorëve të rënë brez pas brezi – Bashkimit Kombëtar!

Përzemërsisht përshëndes ata që filluan punën para 19 vitesh në ditët më të vështira që kaloi populli ynë, dhe ata të cilët tash e 19 vjet nuk po e lënë të shuhet ky zë i lirisë së Kosovës. Po ashtu uroi nga zemra për suksese të mëtejme z. Ahmet Qeriqi me stafin e tij. Dëshiroj të keni jetë të gjatë dhe të kremtoni edhe shumë përvjetor të suksesshëm si edhe deri tani me punë dhe veprimtari atdhetare.

Me shumë respekt !

Milazim KADRIU

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës …