Në Vjenë të Austrisë u mbajt takimi me temë: “Vlerësimi i pozitave të ndjeshme nga rreziku i dukurive korruptive”

Në Vjenë të Austrisë u mbajt takimi me temë: “Vlerësimi i pozitave të ndjeshme nga rreziku i dukurive korruptive”

 Në kuadër të procesit të zbatimit të projektit “ Ndërtimi i Integritetit të MFSK-së dhe FSK-së”, në Vjenë u mbajt takimi me temën “Vlerësimi i pozitave të ndjeshme nga rreziku i dukurive korruptive”, organizuar nga Qendra për Integritet në Sektorin e Mbrojtjes  e Ministrisë së  Mbrojtjes të Mbretërisë së Norvegjisë. Në këtë takim morën pjesë: Ministria për FSK-në, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Shkëlzen Sylaj dhe Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama; përfaqësues  nga Ministria e Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës. Gjithashtu, në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesi nga CIDS  z. Sven Eriksen, eksperti i fushës përkatëse nga Kosova, z. Florian Qehaja si dhe ekspertët rajonalë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …