leoni

Komuna e Malishevës edhe këtë vit do të përkrahë kultivuesit e bimëve mjekuese dhe aromatike

Komuna e Malishevës, edhe këtë vit, do ti përkrahë kultivuesit e bimëve mjekuese dhe aromatike. Kjo u bë e ditur gjatë takimit të Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe përfaqësuesit të USAID-it, Mark Wood, si dhe përfaqësuesit të “Agroshqiponja”, Shefqet Karsniqi. Përmes kësaj synohet rritja e kapaciteteve të grumbullimit të këtyre bimëve dhe kultivimit të tyre. Gjatë këtij takimi, kryetari Begaj dhe drejtori për bujqësi, Murat Hoxha, premtuan se në kuadër të buxhetit për bujqësi, do ta përkrahin edhe këtë sektor, pasi kultivimi dhe grumbullimi i këtyre bimëve, është një prej fushave të rëndësishme në bujqësi, sepse ka kushte për kultivimin e bimëve, si dhe është pika grumbulluese, dhe rrjedhimisht edhe  rritet numri i të punësuarve dhe përfitimi nga këto bimë.

Begaj dhe Wood, ranë dakord që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe të përkrahin këtë sektor të bujqësisë, me qëllim të rritjes së kapaciteteve të grumbullimit të bimëve, përmes ndihmës në ndërtimin e tharësve të bimëve mjekuese dhe aromatike, kurse pjesa tjetër do të përkrahet nga USAID, përmes mekanizmave të tyre në sektorin e bujqësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Dejnë dhe në Dobidol, përkujtohen dëshmorët Mark Sopjani dhe Arben Bytyqi

Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve Mark Sopjani dhe Arben Bytyqi, institucionet komunale …