Adil Fetahu

Adil Fetahu: Monologut të brendshëm serb për Kosovën po i afrohet fundi

“Dialogu”  shpërfaqi ide, opsione, propozime, por edhe një polarizim të brendshëm në Serbi

“Dialogu i brendshëm në Serbi, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, i inicuar nga kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në korrik të vitit të kaluar, sipas dinamikës së paraparë duhet të përfundojë në shkurt të këtij viti, në mënyrë që pasi t’i ketë marrë mendimet, idetë, opsionet, propozimet e shfaqura nga ai dialog, në mars të këtij viti të del publikisht me një platformë, se si mendon “ta zgjidhë çështjen e Kosovës”.

Motivet dhe qëllimin e “dalogut” i din vet autori i cili e ka iniciuar, pavarësisht se çka ka shkrua në Letrën e tij ekskluzive për këtë dialog, më 24 korrik 2017, dhe çka do të ketë parashtruar në 1000 faqet e veta të shkruara në këtë temë.

Gjykuar sipas subjekteve të përfshira në këtë dialog, kjo ishte ngjarje e dorës së parë në Serbi që prej se u inicua. Sepse në tubimet e organizuara në këtë temë “pro” e “kontra”,  janë përfshirë një numër i madh i subjekteve shkencore, profesionale, shoqërore, mediale, shoqëria civile dhe grupe e individë të ndryshëm. Në Grupin punues të formuar për organizimin dhe përcjelljen e dialogut, janë përfshirë të gjitha ministritë e Qeverisë së Serbisë me përfaqësuesit e tyre, ndërsa në krye të Grupit është emëruar kryeprepotenti Marko Gjuriq, shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Deri në funt të vitit të kaluar, për  dialogun u organizuan pesë raunde, tryeza,  të segmenteve të ndryshme, në të cilat u analizua gjendja dhe u shtruan  ide, opsione e propozime nga më të ndryshmet, shumica e tyre ishin absurde e larg realitetit sa toka e qielli. Njëkohësisht janë oranizuar edhe shumë tubime tjera shkencore, profesionale, kishttare e politike “kontra” dialogut. Këto vetëm tregojnë një polarizim të brendshëm në Serbi kur bëhet fjalë për Kosovën.

Më së largu nga realiteti ishte Kisha Ortodokse Serbe, si gjithmonë me ato mitetet e sajuara për Kosovën si tokë e shenjtë serbe, si djepi dhe si Jerusalemi i Serbisë. Por, kishte ide e propozime jashtë realitetit, kohës dhe racionalitetit edhe nga kuadro shkencore,  profesionale dhe intelektualë të pavarur. Bie fjala, në  tryezën e parë (30.10.2017), të mbajtur në Pallatin e Serbisë (ish-Pallati i Federatës), morën pjesë më se 40 profesorë më të eminentë të fakulteteve juridike, juristë të njohur dhe përfaqësues të Akademisë së Shkencave  dhe të Kishës Ortodokse Serbe. Në atë tryezë u paraqiten shumë ide, opsione e propozime. Profesori Vlladan Kutleshiq shfaqi idenë e formimit të Unionit real Serbi-Kosovë, ide kjo që duket se më së tepërmi i pëlqeu kryetarit të Serbisë.  Raundi  i dytë,   tuboi përfaqësues të shkencave shoqërore e humanitare.  Raundin i tretë u mbajt në “Matica srpska” në Novi Sad, në të cilin morën pjesë shkrimtarë, artistë, filozofë, sociologë, klerikë e profile tjera. Raundi i katërt u mbajt në Odën Ekonomike të Serbisë, ku ekonomistët ishin më “në tokë”, sepse shprehnin interesat nga bashkëpunimi ekonomik-tregtar me Kosovën, ku plasojnë shumë prodhime të tyre. Natyrisht, kishte prej tyre me pretendime pronësore mbi pasuritë natyrpre e shtetërore të Kosovës, përveç pasurive private. Raundi i pestë iu kushtua sportit.

“Trapat” e Vlladimir Traparës

Përveç atyre që s’duan të dijnë se në Kosovë jetojnë shqiptarët në tokën e vet, e të tillë janë përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe, disa organizata ekstremiste nga shoqëria civile dhe disa parti të djathta,  edhe disa nga radhët e punonjësve shkencorë shfaqen idetë e tyre “gjeniale” se si të rregullojnë dhe normalizojnë marrëdhëniet me shqiptarët. Një asi “ideologu” ishte njëfar Vlladimir Trapara, bashkëpunëtor në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Ekonomi, në Beograd. Ky farë Trapara, u paraqit me gojë e me shkrim, për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës, me shtatë kushte. Idenë dhe kushtet e tij këtu i quajta “trapat e Trapartit” (“trap” ne serbishte do të thotë gropë në të cilën i fusnin patatet për t’i ruajtur gjatë dimrit; duket se mbiemrin Trapari e paska prej këtij “zanati”).

Ky farë Trapari, pasi konstaton se Kosova është me rëndësi strategjike për Serbinë, jo vetëm nga aspekti i identitetit, veçse  kush e kontrollon Kosovën, e kontrollon tërë Ballkanin,  Edhe miti për Kosovën është krijuar për shkaqe gjeopolitike e strategjike, thotë ky autor. Sipas tij, në shekullin 21 nuk është me rëndësi se territor i kujt është formalisht një vend, veçse me rëndësi është se kush e kontrollon atë. Serbia sot faktikisht e kontrollon tërë Veriun e Kosovës dhe një pjesë të madhe të territorit të komunave me shumicë serbe, si dhe ex-territoret e përmendoreve, kishave e manastireve.  Prandaj, përse të mos u japim shqiptarëve njohjen formale të pavarësisë, por me kushte të cilat atë pavarësi e bëjnë vërtetë vetëm formale, një gëzhojë të zbraztë, kurse faktikisht Serbia do ta ketë kontrollin faktik. Dhe ja shtatë kushtet që Trapri i shtron, për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës:

1)  Që shteti (formal) ta mbajë emrin Kosova dhe Metohia,  pasiqë kështu tingllon serbisht;

2) Një pjesë e territorit, dhe jo vetëm Veriu që edhe ashtu historikisht kurrë nuk i ka takuar Kosovës, por edhe një pjesë e Anamoravës t’i takojnë Serbisë, për shkaqe gjeopolitike. Sikur Veriu që i ndanë shqiptarët nga Sanxhaku boshnjak, Anamorava do t’i ndante nga shqiptarët e Luginës së Preshevës. Vetëm kështu do të mund ta njihnim pavarësinë formale të Kosovës;

3) Për territoret tjera ku jetojnë serbët, t’iu jepet autonomi e gjërë, sikur “Republika Srpska” (entitet). Objektet fetare, kulturo-historike t’i kontrollojë Serbia drejtpërdrejt, e pas kësaj Kosova le të bëhet anëtare e UNESCO-s;

4)  Demilitarizimi i Kosovës; nuk do të ketë ushtri të vetën ndërsa forcat ndërkombëtare të tërhiqen nga  Kosova, të zhbëhet Bonstili, e në vend të tij të ngritet baza e Ushtrisë së Serbisë, me disa garnizone në lokacione tjera dhe në brezin kufitar. Kjo është vendimtare për kontrollin faktik të Serbisë mbi Kosovën;

5) Nuk ka bashkim të Kosovës me Shqipërinë as me Maqedoninë apo Malin e Zi, as nuk mund të ndryshojë kufijtë pa pëlqimin e Serbisë, ndërsa në mënyrë shprehimore me kontratë të heqë dorë nga pretendimet për Luginën e Preshevës, apo cilësdo pjesë të Serbisë;

6) Zgjidhja e çështjeve pronësore në interes të Serbisë,  kompensimi i dëmit personave të ndjekur e të shpërngulur dhe krijimi i kushteve materiale për ata serbë të cilët duan të kthehen;  dhe

7) Serbia dhe Kosova të mos kenë kufij mes tyre, sikur zona Shengen; ta kenë një treg të përbashkët, madje edhe valutën e përbashkët, që nuk do të thotë me qenë dinari, mund ta ketë një valutë të re, psh. të quajtur “Kos”.

Për ndarjen e territorit të Kosovës, Trapari jep edhe hartat me sipërfaqe dhe numër të banorëve, të cilat “do t’i takonin Serbisë”, si bie fjala, komunat  në Veri  kanë 1001 km/katrore dhe 70.500 banorë, ndërsa në Jug të Ibrit jetojnë edhe 81.336 serbë. Ja këto janë idetë, kushtet dhe propozimet e Traparit, dhe besoj  se këto i përkrahin edhe shumë “traparë” tjerë në Serbi.

“Të falemnderit për zemërgjërësinë dhe mirësinë e pakufi, Trapar”. Nëse akoma je në gjumë, apo në ndonjë gropë të errët, zgjohu e pyet se ku gjendet Kosova, kur dhe si është çliruar nga okupimi serb,  ku ka arritur me ndërtimin dhe njohjen e shtetit të pavarur e sovran, sa shtete dhe cilat e kanë njohur, e kështu me radhë. Mundet Kosova të jetojë, të zhvillohet e përparojë edhe pa njohjen formale të Serbisë.

Apeli për mbrojtjen e Kosovës

Kundër “dialogut të brendshëm” e kundër çfarëdo kompromisi me Kosovën, janë edhe “traparë” tjerë të shumtë, sidomos nga Kisha Ortodokse Serbe (KOS), por edhe nga parti politike në opozitë, organizata e bashkime të ndryshme profesionale.  Nën “patronatin” e KOS, në vigjilje të Krishtlindjeve (dhjetor 2017) u publikua Apeli për mbrojtjen e Kosovës, të cilin fillimisht e kishin nënshkruar 178 arhierejë të KOS,  akademikë, shkrimtarë, artistë, publicistë, gazetarë, avokatë, politikanë, ushtarakë.  Gjuha e Apelit është tipike gjuha e patriarkut Irinej dhe e politikës (alla-Koshtunica e të tjerë), dhe ja përmbajtja e plotë e Apelit:

“Për herë të parë në historinë serbe po kanoset rreziku që dora serbe të nënshkruajë dorëzimin e Kosovës e Metohisë në dorë të huaj. Në këtë orë vendimtare, ne nënshkruesit e mëposhtëm po i drejtohemi opinionit dhe pushtetarëve serbë me këto kërkesa:

Me politikë të papërgjegjëshme, duke lejuar Euleksin, çvendosjen e dialogut për Kosovë-Metohinë nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian, me fillimin  e “dialogut teknik” dhe nënshkrimin e zbatimin e Marrëveshjes antikushtetuese të Brukselit, procesi i secesionit të Kosovë-Metohisë ka marrë hov brengosës. Ai proces mundet dhe duhet të ndërpritet.

Kërkesa e ShBA-ve dhe vendeve më të fuqishme të BE-së, që Serbia dhe Kosova të nënshkruajnë “Marrëveshje juridikisht të detyrueshme” dhe që Serbia të pajtohet që Kosova të pranohet në organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Kombet e Bashkuara,  dhe  çfarëdo ndarje e Kosovë-Metohisë, – janë të papranueshme dhe duhet të refuzohen, njëherë e përgjithmonë.

Rrethanat e tanishme ndërkombëtare janë të atilla që nuk është e mundur të arrihet zgjidhje e drejtë. Prandaj, konflikti i ngrirë (sikur ai në Qipro dhe gjetkë), është vendimi i vetëm i arsyeshëm. Gjeneratat e ardhshme  nuk do të jenë aq fatlume poqese këtë çështje ua lëmë të pazgjidhur, por do të ishin më fatkëqija në qoftë se vetën dhe ata t’i koritim përgjithmonë, duke hequr dorë nga Kosovë-Metohia, nderit tonë e Jerusalemit tonë. Këtë kurrë nuk e ka bërë asnjë popull. Duke u pajtuar me një presedan të tillë, Sërbia do ta lëndonte veten për vdekje dhe do t’iu binte vulën e turpit në fytyrat e Serbëve, të gjithëve dhe kudo që janë;

Bisedimet me përfaqësuesit e Shqiptarëve të Kosovës e Metohisë duhet të vazhdojnë, pa afat dhe pa kushte, nën patronatin e Këshillit të Sigurimit të KB, deri në zgjidhjen përfundimtare në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Serbisë, Rezolutën e KS të KB 1244 dhe të drejtën ndërkombëtare. Çështja e Kosovë-Metohisë nuk mund të zgjidhet pa pëlqimin e Serbisë dhe askush nuk mund ta poshtrojë (Serbinë), në qoftë se ajo nuk e poshtron vetveten.  Betimi i dhënë në Ungjillin me rastin e marrjes së detyrës,  obligon që interesat shtetërore e nacionale të mbrohen pa marrë parasysh rreziqet dhe shantazhet. Pa Kosovën e Metohinë, apo pa cilëndo pjesë të territorit, Sërbia jo vetëm se do të sakatosej, veçse përgjithmonë do të mposhtej, si vend i cili fatin e vet të shtrejtë e ka shitur dhe identitetin e ka anuluar. Dihet se ajo që merret me dhunë, mundet edhe të kthehet (me dhunë), ndërsa ajo që falet – humbet përgjithmonë. Pajtimi me grabitjen dhe heqja dorë në mënyrë vullnetare nga vetvetja dhe nga toka e vet kryesore, me numrin më të madh të objekteve kishtare e popullore të Mesjetës, të atyre përmendoreve të shenjta të sundimtarëve, të patriarkëve dhe atyre themelatave gjithëpopullore – si dhe nga pjesa e popullit të vet,- do të niste shkatërrimin e pandalshëm dhe zhdukjen e Serbisë, deri në fshirjen përfundimare nga historia (pasojnë nënshkrimet e 178 personaliteteve).

Apeli u publikua në web-faqen e KOS në natën e buzmit (6 janar 2018), në gazetën “Politika” dhe në disa media tjera, dhe do të mbetet i hapur për nënshkrime anekënd botës. Eksponenti i KOS  në Mal të Zi, Amfillohije Radoviqi haptas e quajti Aleksandar Vuçiqin tradhtar i Serbisë dhe i Kosovës. Disa organizata e shoqata ekstremiste (“Otadzbina”, “Srpska ljiga”, “Pariotski blok”, etj), kanë kërkuar që Kisha Ortodokse Serbe, me tërë strukturën e vet ta shpërngulë selinë nga Beogradi, e të vendoset në Patrikanën e Pejës.

“Dialogu i brendshëm” shkaktoi më shumë përçarje, se konsensus

Siç është vërejtur nga zhvillimet e deritashme, “dialogu i brendshëm” jo se do të krijojë një konsensus në raport me Kosovën, por ka shkaktuar një përçarje në dy e ma shumë grupe. Në grupin e parë janë forcat politike të koalicionit në pushtet, të cilat e përkrahin inisiativën e kryetarit, por edhe ato kanë edhe pikëpamje të ndryshme ndaj Kosovës: disa janë për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, e të tjerët për ndarjen e Kosovës (Daçiqi). Grupi tjetër janë partitë opozitare, të cilat nuk e përkrahin “dialogun e brendshëm”. Kisha Ortodokse është “hyqmet në vete” sa i përket Kosovës. Më të përçarët janë qytetarët, të organizuar nëpër organizata të ndryshme, të cilët emocionet e tyre negative i shprehin në tubime, në media e në rrjetet sociale. Dhe ky “dialog” e ka aktivizua shovinizmin dhe etno-nacionalizmin serb kundër Kosovës që dominoht me afro 80 përqint të atyre që shprehen publikisht, dhe iu ka shërbyer si pretekst kundërshtarëve të Vuçiqit që ta sulmojnë për tradhti.

Sido që të jetë zhvilluar “dialogu i brendshëm” në Serbi, ka treguar se rreth Kosovës nuk ka një konsensus, ka vetëm polarizim. Se çka iu desh që inicoi dhe çka do të zgjidhë Vuçiqi me  “dialogun brendshëm”,  kur e din se çështja e Kosovës është zgjidhur me fitoren e luftës çlirimtare,  kur me pëlqimin dhe përkrahjen e fuqive kryesore demokratike të Evropës e të botës Kosova e shpalli pavarësinë, të cilën deri më tash e kanë njohur 115 vende të botë, kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (me kërkesën e KB dhe të Serbisë) ka dhënë mendimin juridik, se me shpalljen e pavarësisë Kosova nuk ka shkelë asnjë dispozitë ndërkombëtare, kur Kosova ka të gjitha organet dhe infrastrukturën shtetërore të konsoliduar, duke përfunduar kështu procesin e pavarësisë. Me Serbinë mund të bisedohet vetëm për zgjidhjen e çështjeve praktike dhe normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore  midis dy shteteteve të pavarura, në interes të të dyja vendeve dhe të dy popujve.

Megjithatë, “dialogu i brendshëm në Serbi”, që ishte një monolog serb, dhe mendimet e propozimet e shfaqura atje, duhet të merren seriozisht si kërcënim serioz permanent kundër Kosovës, dhe të shërbejnë për syçeltësi të përhershme.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …