Shefi i diplomacisë së Kosovës, Behxhet Pacolli beson se Kosova do të bëhet anëtare e KE në vitin 2020

Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli beson se Kosova do të bëhet anëtare e KE në vitin 2020

Shefi i diplomacisë së Kosovës, Behxhet Pacolli, ka deklaruar sot se pret që Kosova të jetë anëtare e plotë dhe shteti i 48-të i Këshillit të Evropës deri në vitin 2020. Ai ka thënë së është koha e duhur, që Kosova t’i fillojë përgatitjet dhe të lëvizë përpara dhe se nuk ka kohë për të humbur.

“Sot takova Grupin Punues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Detyrat dhe përgjegjësitë e tij kanë të bëjnë me përgatitjet dhe koordinimin e këtij procesi. Këtë grup profesionist, që përfshinë diplomatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ekspertë nga Shoqëria Civile e kam themeluar më herët, në mbështetje të prioritetit tim strategjik për anëtarësim të vendit tonë në Organizata Ndërkombëtare. Besoj, që tash është momenti i duhur, që Kosova t’i fillojë përgatitjet dhe të lëvizë përpara. Nuk kemi kohë për të humbur. Do të aplikojmë brenda një periudhe të shkurtër kohore. Duke marrë parasysh procedurat e aplikimit në Organizatën kryesore të kontinentit për të drejtat e njeriut, ne presim që Kosova të jetë anëtare e plotë dhe shteti i 48-të i Këshillit të Evropës deri në vitin 2020. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Pacolli në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …