Haradinaj paralajmëron veprime konkrete në funksion të ruajtjës së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës

Kryeministri Haradinaj: Serbia të mos e përdorë vrasjen e Ivanoviqit për bllokimin e bisedimeve

Kryeministri i Kosovë Ramush Haradinaj e cilëson akt kriminal dhe të dënueshëm vrasjen e Oliver Ivanoviqit. “Vrasja e tij  në rrethana të pasqaruara dhe motive të panjohura, është akt kriminal dhe i dënueshëm! Sipas tij është kundër logjikës shfytëzimi i këij akti tragjik për politikat ditore dhe për bllokimin e proceseve mes dy shteteve. “Shfrytëzimi i këtij akti tragjik për qëllime të politikës ditore, madje edhe për të bllokuar proceset që për qëllim kanë normalizimin e marrëdhenieve ndërmjet dy shteteve, është kundër logjikës dhe frymës së bashkëpunimit!”, ka thënë ai. “Kosova mbetet e përkushtuar për krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e saj, si dhe e përcaktuar fuqishëm në rrugën e vet euro-atlantike. Institucionet tona do të bëjnë krejt çka është në dorën e tyre që të zbardhet kjo vrasje, dhe në asnjë situatë nuk do ta pranojnë logjikën e kalkulimit të akteve kriminale për qëllime politike nga kushdoqoftë!”, ka shkuar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …