Kryeministri Haradinaj, ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi

Kryeministri Haradinaj, ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi. Në këtë takim është biseduar për marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve, për bashkëpunimin e ndërsjellë si dhe për thellimin e marrëdhënieve posaçërisht në fushën e ekonomisë me qëllim të rritjes së mirëqenies për qytetarët e dy shteteve. Kryeministri Haradinaj ka thënë se Viti i Skënderbeut është një vit i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët. Ai e ka vlerësuar të rëndësishme emetimin e pullave postare me figurën e Skënderbeut, në Kosovë dhe në Maqedoni. Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për pritje, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë në të gjitha fushat e interesit reciprok. Po në këtë takim kryeministri Haradinaj i dhuroi kryetari Xhaferi plaketën e pullës postare të Postës së Kosovës, që është krijuar për nderë të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Kontrolloni gjithashtu

AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka refuzuar ftesën për takim me kryeministrin, Albin Kurti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka refuzuar ftesën për takim me kryeministrin Albin Kurti, …