Kryeminsitri Ramush Haradinaj, ka biseduar me deputetin, Labinot Tahiri

Kryeminsitri Ramush Haradinaj, ka biseduar me deputetin, Labinot Tahiri

Kryeminsitri i vendit, Ramush Haradinaj, ka biseduar me  deputetin Labinot Tahiri, i cili ditë më parë ka dhënë dorëheqje  nga postet në Aleancën Kosova e Re, Për takimin ka njoftuar vetë kryeministri Ramush Haradinaj, duke vlerësuar lartë angazhimin e deputetit të njohur si Labi. Haradinaj ka thënë se me Labin, ka biseduar për tema të rëndësishme, që i preokupojnë qytetarët e vendit. “Kënaqësi të bashkëbisedoj me deputetin, Labinot Tahiri, për temat aktuale në vend dhe preokupimet e qytetarëve tanë”. “E vlerësoj angazhimin e tij të sinqertë për t’u dhënë zgjidhje temave të interesit nacional, në të mirë të qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj. Deputeti i Kuvendit të Kosovës Labinot Tahiri,  u bë i famshëm falë aktivitetin të tij si këngëtar që merrej kryesisht me muzikë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …