Jakup Krasniqi

J. Krasniqi: Kjo legjislaturë duhet t’iu japë udhë tri proceseve: Demarkacionit, Asociacionit dhe Gjykatës Speciale

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi në mbledhjen e Këshillit të Nismës ka kërkuar që kjo legjislaturë duhet t’iu japë udhë tri proceseve: Demarkacionit, Asociacionit dhe Gjykatës Speciale. Krasniqi thotë se Gjykata Speciale është padrejtësia më e madhe që i është bërë Kosovës, por Kosova duhet të ecë. “Padyshim që kjo legjislaturë duhet t’iu jap udhë tri proceseve: Demarkacionit, Asociacionit dhe Gjykatës Speciale. Miratimi i Gjykatës Speciale ka qenë padrejtësia më e madhe që i është bërë Kosovës. Kemi qenë kundër. Edhe sot jemi të bindur që ajo është Gjykatë politike dhe ka synime politike, sesa të drejtësisë. Por veprimet duhet bëhen me kohë. Kundërshtimet me kohë. Kosova duhet të ecë edhe duke i pasur gabimet që i kanë bë drejtuesit e saj. Ne duhet ta themi fjalën tonë me kompetencë. Jemi të bindur se ky koalicion duhet t’i gjejë zgjidhje këtyre tri problemeve”, është shprehur Krasniqi. Ai më tutje ka thënë se, “Kosova ka problem me zhvillim ekonomik, punësimin, arsimin, shëndetësinë. Qytetarët duhet të nxirren nga këto probleme.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …