Vladimir Putin

“Blic”: Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin është gati të njohë Kosovën

Kryetari i Rusisë, Vladimit Putin është gati të njohë Kosovën! Kështu shkruan gazeta “Blic” e Beogradit, që paralajmëron ftohjen e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Moskës. Rusia e ka shfrytëzuar gjithmonë Serbinë si trampolinë për realizimin e interesave të saj gjeopolitike. Serbinë, më shumë shtet e ka bërë Europa sesa Rusia. Se sa e mbrojti Rusia këtë shtet u pa në vitin 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s, kur asnjë ushtar rus nuk vdiq për Serbinë”, shkruan gazeta serbe, duke pohuar se Europa ka kontribuar më shumë për Serbinë: “Po të mos ishin investimet europiane, ky shtet do të kishte falimentuar prej vitesh. Vetëm në 10 vitet e fundit, BE ka investuar mbi 5 miliardë euro. Europa hap çdo ditë fabrika të reja, duke punësuar serbë të shumtë”. Politologu Cvetiçanin thekson për Blic-in se Putin, në një bisedë me partnerët e tij perëndimorë, ka thënë se “unë nuk jam miku juaj, por as armiku juaj. Unë jam President i Rusisë”. Ndërkaq, historiani Srgjan Cvetkoviç, shprehet se në politikë zbatohen ligjet e interesit. “Blic” pretendon se ka mësuar se Rusia mund t’i bëjë lëshim Amerikës për Kosovën, në këmbim të Krimesë apo çështjeve të tjera botërore.

Kontrolloni gjithashtu

“Liria ka emër” bubullin në Hagë, motoristët shqiptarë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Katër ditë pas nisjes nga trojet shqiptare, zhurma e motorëve me mbishkrimin “Liria ka emër” …