OVL e UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Skenderaj kërkon të hiqet dorë nga inatet personale

Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Dega në Skenderaj, duke parë situatën e rënduar në vend, sot vendosi të dalë me një kërkesë për unitet.

“Ne veteranët e luftës, bashkëluftëtarë të atyre që dje na udhëhiqnin në fronte lufte, atë botë ishit dhe ishim të gjithë të bashkuar me të vetmin qëllim, që ta luftojmë armikun deri në fitore, pastaj edhe në kohë paqeje ishit të bashkuar me qëllimin më të mirë, për zhvillimin e vendit, ani pse dikush ishte rreshtuar në një parti e dikush në parti tjetër, por prapë ishit dhe ishim bashkudhëtar të të njëjtit qëllim”, thuhet në komunikatë.

OVL e UÇK-së, Dega në Skenderaj, kërkojnë nga disa bashkëluftëtarë të tyre që t’i heqin inatet personale, qëllimet e këqija, qofshin ato edhe partiake apo individuale dhe të bashkohen si dikur, pasi vetëm të bashkuar bëhemi më të fortë. Kjo erdhi pas përplasjeve që ndodhën kohëve të fundit mes Sami Lushtakut, Bekim Haxhiut dhe Nuredin Lushtakut.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …