Në “Sheshin e Dëshmorëve” në Besianë janë zbuluar shtatoret e heronjve Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, Zahir Pajaziti dhe Ilir Konushevci. Përurimi i tyre është bërë në 21-vjetorin e rënies së Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin zyrtarë të lartë shtetërorë e komunal të cilët e çmuan lartë veprën e këtyre dëshmorëve. Kjo ngjarje është mbajtur nën patronazhin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
