Xhavit Haliti

Xhavit Haliti: Gjykata Speciale është në interes të Kosovës, ajo duhet patjetër të bëhet

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka pritur në takim senatorin italian, Ludovico Sonego dhe ambasadorin e  Italisë në vend, Piero Cristoforo Sardi, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vendin tonë si: demarkacioni me Malin e Zi, sundimi i ligjit, liberalizimi i vizave, si dhe nevoja që ka Kosova për investime italiane, bën të ditur një njoftim nga Kuvendi. Nënkryetari, Haliti ka përsëritur qëndrimin e tij personal kundër shfuqizimit të kësaj gjykate, me bindje se përballja në Gjykatën Speciale është në interes të Kosovës dhe i hapë mundësi për BE, për Liberalizim të vizave, dhe “për me shliru Kosovën nga ky ankth’, tha Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …