Haradinaj dënon vendosjen e eksplozivit në xhaminë e Drenasit

Kryetari
i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar mbi vendosjen e eksplozivit në afërsi të
xhamisë në Drenas. “Vendosja e eksplozivit në xhami tejkalon sjelljen
njerëzore, ideologjinë dhe besimin. Rasti i raportuar sot në Drenas duhet të
hetohet deri në detaje, të zbardhen motivet dhe të dënohen rëndë autorët. Aleanca
dhe unë jemi të vendosur për forcimin e shtetit, zhvillimin e gjithmbarshëm,
garantimin e sigurisë, dhe jetën më të mirë për të gjithë. Nuk do ta lejojmë të
keqen në Kosovë”, thuhet në shkrimin e Ramush Haradinajt të afishuar në
llogarinë e tij në Faceebok.

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …