Mustafa: Çështja e barrikadës në Urën e Ibrit zgjidhet deri në qershor të këtij viti

Në mbledhje e rregullt të
Qeverisë, kryeministri Isa Mustafa ka njoftuar anëtarët e kabinetit të tij mbi
takimin e fundit në Bruksel me homologun e tij, Aleksandër Vuçiq. Ai bëri të
ditur se qëndrimet janë përafruar në një sërë çështjesh. Ai ka thënë se në këtë
takim është folur edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, por jo
negocimi i marrëveshjes. “
Çështja
e Urës së Ibrit nuk është diskutuar në mënyrë specifike, mirëpo pritet që të
përfundojë në qershor të këtij viti”, ka njoftuar kryeministri, Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …