Rezoluta e Këshillit të Evropës ringjall Rezolutën 1244 dhe UNMIK-un

Rezoluta e fundit që u miratua
nga Këshilli i Evropës, e cila u propozua nga raportuesi spanjoll, Augustin
Konde, vlerësohet si një kthim prapa për Kosovën dhe fuqizim të Rezolutën 1244.
Miratimi i saj vjen në një kohë kur Qeveria e Kosovës deklarohet se do të anëtarësojë
vendin në mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, siç janë Interpol-i dhe
Europol-i. Por, kjo rezolutë inkurajon UNMIK-un që t’i shtojë kapacitetet e bashkëpunimit
me këto organizata ndërkombëtare. Njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se
ky raport negativ është pasojë e paaftësisë së institucioneve të Kosovës. Sipas
tyre, kjo Rezolutë po vë në pikëpyetje edhe qëndrimin e shteteve mike të Kosovës,
të cilat po e pranojnë Rezolutën 1244. Duhet të kujtohet, me këtë rast, se
Serbia dhe Rusia vazhdimisht kanë këmbëngulur në fuqizimin e administratës së
UNMIK-ut në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …