Bahtiri: Kryetarja Jahjaga të vizitojë vendbanimet shqiptare në veri të Ibrit

Kryetarja e Kosovës, Atifete
Jahjaga në përfundim të mandatit të saj, po vazhdon vizitat nëpër komunat e
vendit. Deri më tani, ajo nuk ka vizituar Mitrovicën dhe as pjesën veriore të
vendit, pavarësisht se ishte pyetur nga gazetarët për një gjë të tillë. Burime
jo-zyrtare thonë se kryetarja, Atifete Jahjaga ka qenë e interesuar për vizitë
në Mitrovicë, por kjo është pamundësuar nga refuzimi i Agim Bahtirit. Këto
burime thonë se kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka kushtëzuar që përderisa kryetarja,
Jahjaga nuk viziton komunat në veri dhe vendbanimet shqiptare përtej Urës së
Ibrit, ai nuk do të pranojë kurrfarë takimi.

Kontrolloni gjithashtu

EUCOM dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë mbajtur Bordin e parë të Ndërveprimit të Komandës dhe Kontrollit

Partneritetet Ndërkombëtare C4 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forca e Sigurisë …