Rriten sulmet ndaj strehimoreve të të huajve në Gjermani

Valët e pafundme të emigrantëve
e refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore, kanë rritur tensionet e
brendshme në shoqërinë gjermane. Ngjarjet e Këlnit ku u regjistruan një numër i
madh përdhunimesh të organizuara, kanë rritur në kulm zemërimin e gjermanëve.
Kjo ka bërë që strehimorët e migrantëve të bëhen cak i sulmeve të shpeshta.
Sipas raportit të Policisë gjermane në vitin 2015 janë regjistruar 1005 sulme. Ndërkohë,
Qeveria gjermane po bënë përpjekje maksimale për frenimin e fluksit të refugjatëve,
duke zgjeruar numrin e vendeve të sigurta të origjinës. Në këtë listë do të përfshihet
Maroku, Algjeria dhe Tunizia. Vlen të përkujtohet se vitin e kaluar, Gjermania
kishte shpallur vende të sigurta të origjinës, Kosovën, Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …