Serbia ndikon në draft-rezolutat evropiane për Kosovën

Të enjten
në rend të ditës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës do
të jetë votimi i draft-rezolutës “Situata në Kosovë dhe roli i Këshillit të
Evropës”, e cila është përgatitur nga deputeti spanjoll, Augustin Conde. Por,
diplomacia serbe po tregohet jashtëzakonisht e efektshme kur vjen puna për
hartimin e raporteve të tilla që kanë të bëjnë me Kosovën. Me propozimin e
delegacionit serb, në këtë draft-rezolutë janë shtuar katër amendamente. Në anën
tjetër, Kosova është treguar krejt e paaftë për t’i bllokuar këto propozime.

Kontrolloni gjithashtu

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë që sot t’ ua ndajë pagat të gjithë mësimdhënësve

Qeveria në detyrë rrezikon kaos institucional, qytetarët pa paga

Sindikata e Shërbyesve Civil paralajmëron pasoja të rënda për qytetarët për shkak të vonesave në …