Grabovci: Nuk bisedojmë për zgjedhje të parakohshme

Nënkryetari
i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka hedhur poshtë kërkesën e
partive opozitare për të biseduar në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve të
parakohshme. Ai ka thënë se është ende herët për të biseduar për një gjë të
tillë. “Për Partinë Demokratike të Kosovës është shumë herët të bisedohet për
zgjedhjet nacionale. Në verën e 2017-s mund të ulemi dhe të bisedojmë për
përgatitjen e zgjedhjeve lokale, kurse në pranverën e vitit 2018 do të jemi të
gatshëm të bisedojmë për zgjedhjet parlamentare. Mirëpo, opozita do ta vazhdojë
kërkesën për zgjedhje të parakohshme deri në vitin 2022 nëse nuk ndalet t’i
vlerësojë veprimet dhe angazhimet e veta si dhe ofertën që do ta prezantojë
para qytetarëve”, ka deklaruar Grabovci. Ai, më tej, ka mohuar se dalja e
kryetarit të PDK-së në takime me strukturat partiake nënkupton parapërgatitje për
zgjedhje të parakohshme.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …