leoni

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama priti në takim Admiralin Mark Ferguson

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti sot, në një takim pune Komandantin e Forcave të Përbashkëta në Napoli, Admiralin e Flotës Ushtarake Detare të SHBA-ve, Mark E. Ferguson III.  Gjeneral Rama, falënderoi admiralin Ferguson për ndihmën e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po japin për Kosovën e në veçanti për Forcën e Sigurisë së Kosovës,  duke theksuar bashkëpunimin e mirë  me  Gardën Kombëtare të Ajovës. Me këtë rast Komandant Rama, vlerësoi lartë edhe bashkëpunimin e mirë me KFOR-in që po zhvillohet në shumë fusha. Komandanti i FSK-së më pastaj e njoftoi admiralin Ferguson, me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, në të gjitha fushat, bashkëpunimin që ka me shumë shtete si dhe pjesëmarrjen e FSK-së, në ushtrime dhe trajnime regjionale dhe ndërkombëtare.  Po ashtu Komandanti i FSK-së, e njoftoi admiralin Ferguson më gjerësisht me zhvillimet aktuale në FSK, duke u fokusuar tek procesi i transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës.   Admirali Ferguson, shprehu kënaqësinë  për vizitën në FSK, për pritjen dhe njëherë theksoi se SHBA-të, edhe në të ardhmen do ta ndihmojnë FSK-në.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …