Sot pas një sëmundje, ka vdekur, Feride Krasniqi, nëna e Dëshmorit të Kombit, Imer Ramë Krasniqi nga Carralluka e Malishevës. Varrimi i nënës së dëshmorit bëhet sot, në orën 14:00 në varrezat e fshatit Carrallukë. Familja Krasniqi e Carrallukës është e njohur për tradita atdhetare në luftë për çlirimin e trojeve të robëruara të Shqipërisë. Imer Krasniqi ka qenë dëshmori i parë i luftës së UÇK-së në rrethin e Malishevës. Radio-Kosova e Lirë dhe Redaksia “Dëshmorët e UÇK-së” i shprehin ngushëllime familjes Krasniqi nga Carralluka.
Kontrolloni gjithashtu
Aida Dërguti: Gjykata Speciale është produkt i raportit të Dick Martyt dhe presionit ndërkombëtar
Pesë vjet pas dërgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçit, Kadri …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
