Kryetari Jashari priti në takim konsullin në Cyrih Visar Rrecaj

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, priti në takim konsullin në Cyrih, Visar Rrecaj.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e përgjithshme komunale, planet dhe prioritetet.

Po ashtu, konsulli Rrecaj, shprehu mundësinë e bashkëpunimit, që në të ardhmen të ketë vizitë në Zvicër nga Kryetari i Komunës së Skenderajt, për të promovuar mundësitë zhvillimore që ofron Komuna e Skenderajt.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e falënderoi konsullin Rrecaj për vizitën dhe bashkëpunimin.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …