Ramosaj: Dënimi me 9 vite i vrasjes së 49 shqiptarëve është dënimi më i ulët i mundshëm

Gjatë një prononcimi për Radion
Kosova e Lirë, bashkëpunëtorja shkencore e Institutit për Hulumtimin e Krimeve
të Luftës në Kosovë, Fitnete Ramosaj ka thënë se dënimi i kriminelit,  Oliver Ivanoviq me 9 vite burg për
vrasjen  e vrasjes së 49 shqiptarëve,
është dënimi minimal i mundshëm. Njohësja e mirë e veprimtarisë kriminale të
organizatave serbe, ka theksuar se në dënimin prej 9 vjetësh për Oliver
Ivanoviqin është përfshirë vetëm rasti i vrasjes apo i masakrës në rrugën e
Kovaçëve, në prill të vitit 1999 kur janë ekzekutuar 26 civil shqiptar. Do të
thotë ky është dënimi më i ulët i mundshëm që ka mundur me ndodhë. Ndërkaq për
rastin e krimeve, vrasjeve, masakrave, spastrimit etnik që ka ndodhë në pjesën
veriore të Mitrovicës kur janë dëbuar mijëra civil shqiptar nga trojet dhe
shtëpitë e tyre, ku janë vrarë 11 civil dhe janë plagosur mbi 40 të tjerë, edhe
Oliver Ivanoviq edhe bashkëpunëtorët e tjerë, Dragolub Delibashiq, që ka qenë
përgjegjës i MUP të Serbisë, avokati Ilija Vujaçiq, juristi Nebojsha Vujaçiq
dhe profesori Aleksandra Lazoviq të gjithë këta janë liruar të pafajshëm. Kjo
është diçka nonsens, është thjesht ndarje e drejtësisë së njëanshme kur kihen
parasysh presionet që u janë bërë dëshmitarëve duke mos thirrur për të dëshmuar
familjarët e viktimave që kanë pësuar nga Oliver Ivanoviqi dhe
bashkëpunëtorët e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …