Thaçi: Miratimi i MSA është moment historik për Kosovën

Ministri
i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka vlerësuar se votimi i Parlamentit Evropian për ratifikimin
e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociimit me Kosovën, është periudhë e re për shtetin
më të ri evropian.
Ky është moment historik dhe kontrata e parë formale
në mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Parlamenti Evropian në këto momente
votoi me shumicë absolute prej 486 vota për dhe 102 kundër, ratifikimin e
Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim me Kosovën. Ky është moment historik
dhe kontrata e parë formale në mes Kosovës dhe BE-së. Ky është hapi i parë në
rrugën e gjatë që do t’i sjell fëmijët tonë në gjirin e familjes evropiane, ka
shkruar në adresën e tij elektronike, ministri i Punëve të Jashtme, Hashim
Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Ibrahim Shala: OFENZIVA E MADHE KUNDËR VLERAVE TË UÇK-së

Ibrahim Shala: Balotazhi në Mitrovicë: Provë e vetëdijes kombëtare dhe qytetare”

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, Mitrovica mbeti në balotazh midis kandidatit të LVV-së, …