Koci: Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e Lushtakut

Gjendja shëndetësore e
kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku, vazhdon të jetë shumë e rëndë. Kjo është
konfirmuar edhe nga vetë avokati i tij, Arianit Koci, sipas të cilit, Lushtaku
ende po vazhdon grevën e tij. “Përkundër kërkesave të vazhdueshme gjykata ende
nuk është përgjigjur pozitivisht në kërkesën tona që janë të ligjshme”, është
shprehur avokati, Koci. Së shpejti pritet që të mbahet seanca në shkallën e
dytë sipas kërkesës së avokatit, i cili tashmë ka apeluar vendimin e Gjykatës
Themelore të Mitrovicës.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …