Parlamenti Evropian sot pasdite diskuton për Kosovën

Parlamenti
Evropian, në sesionin e sotëm të pasdites, pritet të debatojë në lidhje me Marrëveshjen
e Stabilizim-Asocimit me Kosovën. Nënkryetarja e këtij institucioni, Ulrike
Lunaçek, ka thënë se debati do të zhvillohet sot, ndërkaq nesër kjo marrëveshje
do të hidhet në votim. Me këtë rast, raportuesja evropiane për Kosovën do të
flasë para euro-deputetëve për rëndësinë e këtij dokumenti. Lunaçek pret që
Parlamenti Evropian të japë
pëlqimin për Marrëveshjen e Stabilizm – Asocimit. Duhet të kihet parasysh që Marrëveshja
e Stabilizim Asocimit me Kosovën nuk është e formatit të njëjtë me shtetet
tjera të Ballkanit.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …