Vetëvendosja

Vetëvendosje dorëzon kallëzim penal në Prokurori ndaj kryetarit Thaçi për cenimin e territorit të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur me anë të një komunikate për media se sot ka dorëzuar në Prokurori kallëzim penal ndaj kryetarit të vendit Hashim Thaçi për cenimin e territorit të Kosovës.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! sot, 22 shkurt, dorëzoi kallëzimin penal për Presidentin Hashim Thaçi për shkak të dyshimit të bazuar se me veprimet e ndërmarra në emër të tij dhe në cilësinë e Presidentit ka kryer veprën penale nga Neni 124, paragrafi 2 lidhur me nenin 120 pika 25, 26, 27 dhe lidhur nenit 2 të KPRK-së. Vepra penale e konsumuar lidhet me cenimin e territorit të Republikës. Cenimi i territorit vërtetohet nga Raporti zyrtar i Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit. Presim nga Prokuroria Speciale e Kosovës që sa më parë të ndërrmarë veprimet e duhura për të adresuar këtë vepër kaq të rëndë dhe të paprecedentë në Republikën tonë”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Debat për 100 eurot e studentëve: opozita akuzon qeverinë për përdorim elektoral të buxhetit

Para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, qeveria në detyrë e Kosovës kishte miratuar ndarjen e …