Gjokë Dabaj

Gjokë Dabaj: Përse nuk po e kërkojnë shqiptarët kufirin përtej Artës e Prevezës?

Ka kaq kohë që po na shurdhojnë me “negociatat” për kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ndërkaq, nuk ka gjëkundi një zë burri a gruaje burrneshë që të thotë atë që duhet thënë: “Kufiri midis Shqipërisë dhe Greqisë është ATJE: në Gjirin e Ambrakisë! A doni të bisedojmë për kufirin?! Le të ulemi e le të bisedojmë! Le t’i hapim hartat dhe letrat! Le t’i marrim në shqyrtim dhe le t’i analizojmë faktet e historisë! Pastaj të bëjmë marrëveshje dhe të nënshkruajmë dokumente! Jo dokumente jetëshkurtër, por dokumente jetëgjatë!“

„Dy kombe, që të mbeten miq dhe fqinjë të mirë, duhet të bisedojnë me njëri-tjetrin sinqertisht. Dhe, që të bisedojnë sinqerisht me njëri-tjetrin, ata nuk duhet të merren me gjëra të përkohshme. Aq më keq, me sajime e trillime!“

=Krejt ai det, për të cilin po flitet, është i Shqipërisë! I gjithë ai kufi tokësor që shkon deri në Liqenin e Prespës, kalon nëpër tokën shqiptare, duke lënë matanë pjesë të mëdha të Shqipërisë!“

Çfarë do të thoshin grekët, nëse ne do të thoshim kështu?! Çfarë do të thoshte Evropa, nëse ne do të thoshim kështu?! Le të thoshin ç’të donin! A do të ishin të vërteta këto që do të thoshte delegacioni ynë? Kush do të mund të thoshte që nuk janë të vërteta?! Askush!

Do të na quanin luftënxitës, do të na quanin antievropianë, anakronikë, prishës të kufijvet shtetërorë. Do të na thoshin: “S’ka vend për ju në Bashkimin Evropian!” Po çfarë do të ndodhte me ne, mbasi ata t’i kishin zbrazur të gjithë këta kërcënime?! Asgjë më shumë se ç’është duke ndodhur!

Burgjet grekë janë plot me djem të Shqipërisë. Bijtë e bijat e Shqipërisë po mbajnë më këmbë ekonominë e krimbur të Greqisë dhe, si “shpërblim”, atyre nuk po u jepet as karta e identitetit ashtu si u takon ta kenë. Qindra mijë shqiptarë, autoktonë dhe imigrantë, janë të detyruar të regjistrohen si grekë. Qindra mijë fëmijë, arvanitë dhe shqiptarë, janë të detyruar të shkollohen në gjuhën greke.

As edhe një gur varri, le më përmendore, nuk ngrejmë dot ne shqiptarët në tokat tona, pushtuar në shekullin XX prej grekëvet! Aty ku na janë vrarë mijëra paraardhës! Guxo e ndërtoje një lapidar në Paramithi në kujtim të atyre që na u vranë aty në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe të shohësh ç’do të të bëjnë! Do ta rrënojnë brenda natës! Do t’i rivrasin, siç i kanë vrarë!

Në të njëjtën kohë, pasardhësit e po atyre grekëve që kanë bërë masakra mbi paraardhësit tanë, po u ndërtojnë varre mermeri ushtarëvet të vet, qenë e pa qenë, vrarë e pa vrarë, mu në tokën tonë, deri në Grykën e Mezhgoranit, aty ku mund të gjesh eshtra pa fund edhe dymijekatërqindvjeçarë. Në të njëjtën kohë, pasardhësit e po atyre grekëve po na thonë që Himara është greke. Në të njëjtën kohë, po ata grekë po duan të na diktojnë edhe ç’të bëjmë e ç’të mos bëjmë me kishat tona. Në të njëjtën kohë, po ata grekë, pasardhës të pandryshuar të grekëvet të dikurshëm, pushtues të tokavet tona, s’po pushojnë së kërkuari “të drejta” për minoritetin e tyre, kur e gjithë bota e di që, o ne i kemi dhënë të dejta minoritetit grek, o askush tjetër.

Pra, ç’mund të bënin më tepër kundër nesh ata grekë, nëse ne do t’u thoshim: “Hajdeni të bisedojmë seriozisht për kufirin dhe t’i vëmë piketat në jug të Prevezës!” ?! Asgjë më tepër nuk do të bënin! Përkundrazi, do ta ulnin bishtin, siç e kanë ulur edhe tjetërherë.

Mirëpo, kujt t’ia kujtosh këto gjëra?! Përfaqësuesit e shtetit tonë nuk kanë zë burrash! Ata cijasin si minjtë, ndërsa ne rrimë e i dëgjojmë cijatjet e tyre. Kjo është fuqia e shqiptarëvet të sotëm! Ardhtë një ditë që nënat shqiptare të lindin prapë trima si dikur!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …