Përmirësohet gjendja shëndetësore e Simbolit të Rezistencës Kombëtare, Adem Demaçi

Drejtori i Klinikës së Gastroenterologjisë, në Prishtinë, mjeku,  Zaim Gashi, ka bërë të ditur për mediet se gjendja shëndetësore e Adem  Demaçit është stabile, dy ditë pasi është shtruar në spital. Ai ka bërë të ditur se po bëhen prova  nëse Demaçi do të mund ta përballojë gastroskopinë, kështu që sot  pritet të marrin një vendim për këtë. Jemi duke i bërë disa konsulta me kardiologë e neurologë dhe jemi duke parë mundësinë për ta bërë gastroskopinë. Do të mblidhemi dhe do të marrim një vendim ka thënë Gashi. Demaçi tash për tash nuk ka shenja të gjakderdhjes dhe ka filluar ta pranojë ushqimin. Tani gjendja është më stabile, krahasuar me atë në çfarë është pranuar në klinikë tri ditë më parë, kanë bërë të ditur mjekët në klinikë.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …