Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të
Njeriut, ka kërkuar që të ketë trajtim shëndetësor për Sami Lushtakun. Ky këshill
vlerëson se “shërbimi apo
përcjellja e gjendjes shëndetësore kërkon më shumë kohë dhe se vetëm dy ditë
janë të pamjaftueshme në rastin konkret”. KMDLNJ, konsideron se personave të privuar
nga liria, të paraburgosurve apo të dënuarve, nuk mund t’iu mohohet e drejta
për shërim në ambientet e burgut (për raste më të lehta ) apo në spitalet
rajonale apo QKUK, (në raste më të rënda). “I dënuari Sami Lushtaku, për
shkak të mohimit të së drejtës për shërim ka kaluar në grevë urie si një mjet i
skajshëm për realizimin e kësaj të drejte. Nuk është rast i izoluar i dënuari
Sami Lushtaku që detyrohet të kalojë në grevë urie për shkak të një vendimi të
gjykatës kompetente apo mos harmonizimit të veprimeve midis Ministrisë së
Drejtësisë , që është përgjegjëse për Shërbimin Shëndetësor të Burgjeve dhe
Ministrisë së Drejtësisë që është përgjegjëse për Shërbimin Korrektues të
Kosovës”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së.
Kontrolloni gjithashtu
Skandal i rëndë në energji: Dyshime për manipulim masiv me njehsorë, qytetarët paguajnë miliona më shumë
Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ngritur alarmin për një skandal serioz në …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
