Zhbogari përkrah kërkesat e Goran Rakiqit

Çështja për caktimin e kufirit
administrativ midis dy komunave të Mitrovicës, është riaktualizuar si pasojë e kërkesave
të strukturave ilegale serbe. Në takimin e fundit në zyrën e ministrit të
Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, shefi i zyrës së BE-së,
Samuel Zhbogar ka kërkuar që të ndryshohet kufiri administrativ komunal sipas kërkesave
të palës serbe. “Zhbogari ka kërkuar
që kufiri të caktohet sipas kërkesës së Goran Rakiqit, që
do të thotë se lumi Ibër tërësisht do të jetë me Mitrovicën e veriut, si dhe
një pjesë e Suhodollit që sipas Pakos së Ahtisarit është me Mitrovicën e jugut,
të kalojë në pjesën veriore”, ka thënë një burim nga ky takim.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: “Dielli do të lindë përsëri”, mesazh shprese dhe paralajmërim për një pranverë politike

Hysni Gucati ka shpërndarë një fotografi me ish-presidentin Hashim Thaçi, të shoqëruar me një mesazh …