leoni

Gjykata e Apelit konfirmon kthimin në rigjykim të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes

Gjykata e Apelit ua ka ndërprerë masën e paraburgimit aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje

Gjykata e Apelit ua ka ndërprerë masën e paraburgimit aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi dhe Egzon Haliti. Të tre, së bashku me të akuzuarën Adea Batusha akuzohen nga ana e Prokurorisë për veprën penale “Kryerja e veprës penale terroriste”, ka njoftuar Gjykata e Apelit.

“Kolegji Penal i kësaj gjykate, duke vendosur lidhur më ankesën e Prokurorisë Speciale dhe ankesat e mbrojtësve të akuzuarve, të paraqitura kundër aktgjykimit të shkallës së parë, të hënën më 26.02.2018, vendosi edhe për çështjen e paraburgimit, ndaj të akuzuarve, dhe vlerësoj se tanimë kanë pushuar arsyet ligjore që ata të qëndrojnë në paraburgim”, është thënë në njoftimin e Gjykatës së Apelit. Ky aktvendim është thënë e ka të bëjë vetëm me ndërprerjen e masës së paraburgimit.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …