Në gjykimin kundër ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, pos dëshmitarit kyç, gjyqtarit ndërkombëtar në Kushtetuese, Robert Carolan, dëshmi në gjykatë do të japin edhe dy zyrtarë të këtij institucioni, Afërdita Krasniqi dhe Muhamet Brahimi, të cilët sipas deklaratave që i kanë dhënë në prokurori, kishin pranuar kërkesën prej gjyqtarit Carolan, për ta përjashtuar nga procesi i emërimit të gjyqtarëve ndërkombëtarë. Pos deklaratave të këtyre dëshmitarëve, në dokumentin e aktakuzës, prokuroria përmend provat, të cilat i ka siguruar për ngritjen e saj, duke dhënë sqarime rreth çështjes së imunitetit të Hasanit. Hetimet kundër tij por edhe kundër kryetares aktuale, Arta Rama-Hajrizi, kanë filluar nga prokuroria pas denoncimit që ua ka bërë vitin e kaluar ish-Avokati i Popullit, Sami Kurteshi. Ai kishte kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese nëse presidentja Atifete Jahjaga kishte shkelur Kushtetutën kur ua kishte vazhduar mandatin tre gjyqtarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Skandal i rëndë në energji: Dyshime për manipulim masiv me njehsorë, qytetarët paguajnë miliona më shumë
Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ngritur alarmin për një skandal serioz në …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
