Ante Kotromanoviq, ministri kroat i Mbrojtjes në Qeverinë
teknike, ka deklaruar se zyrtarë serbë që po e dramatizojnë përforcimin e
kapaciteteve mbrojtëse të Kroacisë, qëllimet e tyre të vërteta paqësore kanë
pasur rastin t’i tregojnë gjatë luftërave të viteve 1990-ta, dhe për këtë arsye
tani s’kanë të drejtë që askujt t’i mbajnë leksione. Ai ka thënë se ata kanë
qenë kampionë të luftës në rajonet e ish- Jugosllavisë transmeton shkrim i
HINA-s “Vuçiq, Nikoliq dhe Daçiq
kanë qenë kampionë në udhëheqjen e katër luftërave në ish – Jugosllavi. Ata
kanë mundur të pengojnë humbjen e dhjetëra mijëra jetëve vetëm po të kishin
pasur politikë paqësore para njëzet vjetësh” , ka thënë Kotromanoviq, duke
shtuar se në Beograd “mund të jenë të lumtur vetëm pse ai nuk do të jetë
ministër i Mbrojtjes i Kroacisë”. Ai ka theksuar se çdokush ka të drejtë
në mbrojtje dhe Kroacia si anëtare e NATO-s dhe BE-së nuk ka kurrfarë
pretendimesh pushtuese dhe ka shtuar se dihet se në të kaluarën nga Beogradi
divizionet kanë shkruar drejt Kroacisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. “Më vjen
mirë Serbia u zbulua krejtësisht. Ajo mendon se do të hyjë në BE duke
bashkëpunuar me Rusinë. Vështirë!”, ka thënë Kotromanoviq. Edhe gjatë luftës në
Kosovë, Vuçiq, Nikoliq dhe, kanë qenë pjesë e institucioneve të regjimit të
Milosheviqit në Serbi. Krimet e Serbisë në Kosovë ende nuk janë zbardhur.
Kontrolloni gjithashtu
Brenda dhjetë viteve janë mbyllur dhjetëra shkolla për shkak të mungesës së nxënësve
Brenda dhjetë viteve janë mbyllur dhjetëra shkolla për shkak të mungesës së nxënësve. Janë afër …