Historiani, Arben Lalla flet për publicistin Baton Haxhiu. Ai prezanton edhe dëshmi tronditëse per familjen Haxhiu nga Kosova, te cilet, sipas tij, kane qene bashkpunetor me te ngusht te UDB-se se vjeter Jugosllave. Historiani Llalla keto komente i ka bere kohe me pare pas nje debati ne lidhje me popullaten came dhe kryetarin e Partisë, Shpetim Idrizi. “Baton Haxhiu qe njihet si nje nga spiunet e UDB. Tradicionalisht si familje ka marre detyre te hedhi balte mbi ceshtjen came.
Kjo fytyre e poshter i krijuar si gazetar nga guzhina serbo-greke po flet si papagall pa dogane neper mediat shqipe kunder Camerise dhe cameve. I themi ketij, opinionisti jugosllav qe paguhet nga agjentura e UDB-se se vjeter, qe ka ngritur biznese ne Tirane, mos te merret shume me camet, por te ruaj “bithet e pelyera”. Milloshevici dikur ka deklaruar se e ka mik Baton Haxhiun.
Qe te shkruaj me shume nuk ja vlen sepse ka me qindra shkrime per rolin anti-shqiptar te Baton Haxhiut”, ka shkruar historiani Llalla duke shtuar se babai i Baton Haxhiut qendron pas vrasjeve të shumë shqiptareve te Kosoves. “Baton Haxhiu eshte djali i Fazli Haxhiut, spiunit te UDB-se famekeqe serbe, qe me qindra dhe mijera shqiptare ka prere e vrare. Sa per dijeni, Fazli Haxhiu ne Kosove njihet si “Fazli Spiuni”.
Djali i ketij spiuni te UDB-se dhe OZNA-s famekeqe serbo-cetnike, Batoni eci udhes te atit. Tinezisht takohet me kriminelin Jovica Stanishic, antishqiptar, gjak i kasapit Aleksander Rankoviq, ne fundvitin 1955 dhe fillimi i vitit 1956″, ka shkruar kohe me pare historiani i dalluar ne Maqedoni, profesori Arben Llalla.
Artin Spahiu: Publicisti, Baton Haxhiu, me vite është duke punuar ne favor te interesave serbe
Nga ana tjeter, analisti Artin Spahiu, konsideron se publicisti kosovare Baton Haxhiu, me vite eshte duke punuar ne favor te interesave serbe dhe ne dem te interesit te shqiptareve te Kosoves. Ai madje kritikon dhe denigron figuren me emblematike te shqiptareve te Maqedonise, ish Komandantin e UCK-se, Ali Ahmeti.
“Ne vazhden e perpjekjeve te sherbimeve antishqiptare serbo -maqedone, per te denigruar figuren e Ali Ahmetit, sot ndodhet ne Maqedoni nje nder zerat me te besueshem te Beogradit, nje klon i ritur dhe zhvilluar nga to, Baton Haxhiu. Nuk e di se pse mu ne kete kohe ai vjen ne Maqedoni dhe me cfare qellimi, kur dihet se ai per 20 vite si gazetar kurre nuk ka pasur ne agjende shqiptaret e Maqedonisee Si ish-bashkepuntor i Stanishicit, ai para disa muajve…… (Zhurnal)
14. 1. 2016 ora 6 dhe 8.00
Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, ka evidentuar rreth 100 ambiente të krimit të dhunës seksuale që janë kryer nga forcat kriminale serbe gjatë periudhës së luftës, në vendin tonë. Në këtë institut thonë se projekti për identifikim e lokacioneve ku forcat serbe kanë kryer krime me elemente të dhunës seksuale është duke vazhduar. Ilir Ulaj, bashkëpunëtor i këtij instituti, tha për Radion Evropa e Lirë se në bashkëpunim edhe me organizatat e ndryshme joqeveritare po punohet në ketë drejtim. “Në gjithë territorin e Republikës së Kosovës janë identifikuar gjithsej 99 lokacione, ku forcat serbe kanë kryer krime me elemente të dhunës seksuale. Kurse, gjashtë lokacione të tjera janë në proces të identifikimit”. “Kjo punë deri tash është arritur falë bashkëpunimit me veprimtarë të organizatave, që janë marrë me ketë lloj krimi, po ashtu edhe nga publikimet e ndryshme”, tha Ulaj. Identifikimi i lokacioneve në nivel vendi ku janë kryer dhunimet e serbëve ndaj femrave shqiptare gjatë luftës, vende dhe dëshmitë e masakrave dhe çështja e të zhdukurve, janë disa nga projektet në të cilat merret Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kryetari i Komisionit Qeveritar për Demarkacionin e kufirit, Murat Meha, ka paraqitur rastin e sulmit me vezë nga persona të panjohur. “Ankuesi, kryetar i Komisionit të demarkacionit për Kosovë ka raportuar se me datën 11.01.2016 nga persona të panjohur është sulmuar me vezë”, thuhet në raportin e Policisë. Aktivistë të Vetëvendosjes sulmuan të hënen Murat Mehën teksa po dilte nga ndërtesa e Fakultetit Teknik.
Një tjetër veturë zyrtare, pronë e Ministrisë së Mjedisit, është dëmtuar nga persona ende të panjohur. Rasti i thyerjes së xhamit të kësaj veture zyrtare në Prishtinë, është raportuar në Polici nga personi që e përdorte veturën, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Rastet e dëmtimeve të veturave zyrtare, në muajt e fundit, janë rritur dukshëm. Madje, një numri të madh të tyre iu është vënë flaka nga persona ende të panjohur për Policinë.
Prokuroria Speciale e Kosovës në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit, Enver Hasani për veprat penale ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar’ dhe ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’. Në aktakuzë bëhet e ditur se Enver Hasani, në cilësinë e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, me dashje, duke shfrytëzuar në mënyrë të kundërligjshme pozitën dhe autorizimin zyrtar me rastin e vendosjes për kërkesën e Presidentes së Republikës së Kosovës, në mënyrë të kundërligjshme ka nxjerrë aktvendim për papranueshmëri, nga i cili kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme mandatet shtesë si gjyqtarë ndërkombëtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, tre persona. Gjithashtu, i pandehuri Hasani, me dashje ka shënuar të dhëna të rreme në aktvendimin e njëjtë mbi papranueshmëri, duke e shënuar në faqen e parë të këtij aktvendimi edhe emrin e një gjyqtari, si pjesëmarrës në trajtimin e kësaj çështje kushtetuese, i cili nuk kishte marrë pjesë në trajtimin e kësaj çështje. Andaj me këto veprime i pandehuri ka kryer veprat penale për të cilat ngarkohet.
Kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, të Odës Ekonomike Amerikane dhe të Odës Ekonomike Gjermane, vazhdoi vizitat në komunat e Kosovës, ku takoi kryetarët e komunave dhe drejtues të tjerë lokalë. Sipas komunikatës së dërguar nga Presidenca, në takime u diskutuan sfidat e zhvillimit ekonomik, përkrahja për bizneset dhe krijimi i lehtësirave për to, me theks të veçantë tërheqja e investimeve të huaja, transmeton Koha.net. Gjatë takimeve me kryetarët e komunave, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, kryetari i Odës Ekonomik Amerikane, Arian Zeka, dhe kryetari i Odës Ekonomike Gjermane, Albert Matoshi, shtruan problemet me të cilat përballen bizneset në përgjithësi, me theks të veçantë bizneset që përfaqësojnë këto oda, përcjellë Presidenca.
Nënkryetari i Qeverisë së Rusisë, Dmitri Rogozin, ka deklaruar se zgjerimi i NATO-s në Ballkan, është një proces i rrezikshëm. “Ne këtë zgjerim e shohim si proces të rrezikshëm dhe provokativ dhe, natyrisht, nuk mundemi të mos reagojmë. Sillemi ndaj kësaj negativisht në mënyrë kategorike. Konsiderojmë se edhe zgjerimi në Slloveni dhe Kroaci ishte veprim i parregullt. Kurse zgjerimi në Mal të Zi dhe potencialisht në Maqedoni te ne zgjon pyetje serioze”, ka thënë Rogozin në intervistën për numrin e sotëm të gazetës beogradase “Politika”.
Sekretari i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Esat Kelmendi, ka bërë me dije se deri më tani në zgjedhjet studentore në këtë universitet kanë votuar 10 mijë studentë. Ai ka deklaruar se procesi zgjedhor ka shkuar mirë. “Gjithçka ka qenë në rregull, pavarësisht propagandës se ka intervenime, shtytje për të votuar nga organizatat, por të gjithë vëzhguesit e organizatave kanë thënë se gjithçka ka shkuar ashtu siç duhet. Numri i votuesve deri tash ka shkuar 20 për qind të numrit të përgjithshëm të studentëve që kanë të drejtë vote, do të thotë rreth 10 mijë studentë kanë votuar deri më tani”, ka thënë ai. Rezultatet e zgjedhjeve studentore do të shpallën sot. Nga këto zgjedhje pritet të dalin përfaqësuesit e rinj të studentëve në Këshillat e Fakulteteve dhe Parlamentin Studentor të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.