Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se dhuna e sotme e përsëritur në protesta nga partitë opozitare është mesazhi më i keq i mundshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj. Kjo dhunë është cenim i rendit kushtetues e ligjor. Është cenim i procesit për liberalizimin e vizave, goditje e re për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, për zhvillimin ekonomik dhe për ardhjen e investitorëve të huaj. Dhuna e përsëritur është atak edhe i mbështetjes së partnerëve të Kosovës: SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s. Thaçi kësaj radhe nuk u mor me numrin e vogël të qytetarëve që iu kanë bashkuar protestave, as me kërkesat e tyre, por veçi faktin se gjoja protestat do të ndikojnë në mos-liberalizin e vizave, për të cilat ka premtuar më shumë se 10 vjet.
Kontrolloni gjithashtu
BE-ja: Sanksionet ndaj Kosovës hiqen pas bartjes së pushtetit lokal në veri
Raporti i Progresit për Kosovën 2025 konfirmon se Bashkimi Evropian do të heqë masat ndëshkuese …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
