Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me bojkotim e dy partive më të mëdha opozitare LDK-së e Lëvizjës Vetëvendosje

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë seancën plenare, ku do të diskutohen pikat e papërfunduara

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë seancën plenare, ku do të diskutohen pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 8, 9 shkurt dhe 1 mars 2018. Në këtë seancë do të votohen rekomandimet e Interpelancës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale. Po ashtu do të ketë debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovë, do të bëhet shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Akreditimit dhe do të votohet raporti për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …