Kuvendi i Maqedonisë e ka miratuar Ligjin për Gjuhët në një atmosferë të tensionuar

Kuvendi i Maqedonisë e ka miratuar Ligjin për Gjuhët në një atmosferë të tensionuar

Kuvendi i Maqedonisë e  ka miratuar Ligjin për Gjuhët në një atmosferë të tensionuar. Ky ligj kaloi me 64 vota pro. Situata në Kuvend ishte e tensionuar. Aty është evituar një përleshje fizike mes kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe ish-kryeministrit sllavomaqedonas,  Nikola Gruevskit.  Herën e dytë ligjin e pengoi, kryetari i vendit, Gjorge Ivanov. Deputetët e OBRM-PDUKM-së të udhëhequr nga ish kryetari i tyre, Gruevski këtë ligj e quajnë si jo-kushtetues dhe si tradhti për shtetin e Maqedonisë. Me votimin e ligjit, u anashkaluan 35.000 amandamente e OBRM-PDUKM-së, që do të bllokonin punën e Kuvendit në Maqedoni deri në fillim të shtatorit.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …