Organizata Gjermane ASB premton ndihmë për Shoqatat e Fermerëve të Klinës

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Naser Morina dhe Drejtori për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim, Aziz Desku, kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të Organizatës Gjermane ASB, në të cilin kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Shoqatave të Fermerëve të Komunës së Klinës, ku është biseduar për funksionimin, sfidat dhe planet e Drejtorisë komunale të Bujqësisë dhe fermerëve klinas. Organizata Gjermane, përmes projektit Social-Ekonomik, që financohet nga Ambasada Gjermane në Prishtinë, ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar fermerët e Komunës së Klinës (trajnime dhe rritje të kapaciteteve). Grandet në vlerë deri 5000 euro do të përfitojnë ato shoqata të cilat tregohen më të suksesshme në veprimtarinë e tyre. Naser Morina, tregon se Drejtoria e Bujqësisë do të sigurojë nga një zyrë për shoqatat e fermerëve, ndërsa për inventarin do të kujdeset Organizata ASB. “Do të punojmë që sa me shumë të funksionalizojnë shoqatat, të mbështesim punën e tyre në mënyrë që të tregohen sa me efikas”, ka thënë drejtori Morina.

Kontrolloni gjithashtu

FC Ferizaj zyrtarisht Kampion të Kosovës në Ligën e Parë të Futbollit

FC Ferizaj është shpallur zyrtarisht Kampion i Kosovës në Ligën e Parë të Futbollit. “Ju …