Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj: Kosova dhe Izraeli fazë të re bashkëpunimi në muajt e ardhshëm

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj: Kosova dhe Izraeli fazë të re bashkëpunimi në muajt e ardhshëm

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në ditën e dytë të vizitës së tij në Izrael ka takuar drejtorin e përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, Yuval Rotem. Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Hoxhaj e ka informuar drejtorin Rotem në lidhje me zhvillimet në Kosovë dhe në rajon, si dhe të dy palët kanë biseduar në lidhje me thellimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik në muajt në vijim.

“Kam zhvilluar një diskutim shumë produktiv me drejtorin e përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Yuval Rotem, në lidhje me zhvillimet në Kosovë dhe rajon. Biseduam po ashtu për zgjerimin e bashkëpunimit në muajt në vijim, jo vetëm në fushën e ekonomisë, por edhe bashkëpunime të reja në rrafshin politik”, ka thënë Hoxhaj.

Gjatë ditës së sotme, zëvendëskryeministri Hoxhaj ka zhvilluar një takim tjetër me Nicolay Mladenov, të dërguarin e posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, si dhe ka takuar drejtorin e World Jewish Congress, Robert Singer. Ai ka marrë pjesë në kongresin botëror kundër antisemitizmit, bashkë me mbi 300 personalitete botërore.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …