Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie thotë se të drejtat e njeriut janë sfidë për Kosovën

Ambasadori Delawie u ka bërë thirrje edhe njëherë spektrit politik për votimin e marrëveshjes së Demarkacionit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, u ka bërë thirrje edhe njëherë spektrit politik për votimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.  Delawie shkruan në Twitter se deputetët e Kosovës duhet të ndëgjojnë shqetësimet e qytetarëve të Kosovës për papunësinë dhe liberalizimin e vizave dhe duhet ta ratifikojnë Demarkacionin qysh sot, transmeton lajmi.net. “Raporti i KDI-së shfaq edhe një herë shqetësimet e rinisë Kosovare për papunësinë dhe liberalizimin e vizave. Deputetët e Kosovës duhet ta kalojnë Demarkacionin tani, dhe të tregojnë që janë duke ndëgjuar këto shqetësime serioze të qytetarëve të Kosovës” shkruan Delawie. Ndryshe, sot në orën 16:00 Kuvendi do të mbajë seancën ku pritet të hidhet në votim ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …