Opozita bën thirrje për protestën e së shtunës, me 9 janar

Përfaqësuesit e tri partive opozitare u kanë bërë
thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i bashkohen protestës gjithë-popullore që
mbahet me 9 janar, përkatësisht ditën e shtunë. Nënkryetari i Vetëvendosjes,
Driton Çaushi, shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi dhe
ajo e Nismës, Valdete Bajrami, theksuan se kjo protestë do të jetë paqësore dhe
në mbrojtje të Republikës. Në konferencën për medie, ata kanë vlerësuar se
Qeveria duhet të dorëhiqet, jo për shkak të kërkesave të opozitës, por për
shkak të shkeljes së Kushtetutës së Kosovës me marrëveshjen për Asociacionin e
komunave me shumicë serbe. 

Kontrolloni gjithashtu

Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi marrin shtetësinë e Republikës së Kosovës

Ish-kongresmeni amerikan Joe DioGuardi dhe aktivistja Shirley Cloyes DioGuardi janë bërë zyrtarisht shtetas të Republikës …