Veseli dënon ashpër grafitet fyese ndaj kryetares, Jahjaga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka dënuar
ashpër grafitet fyese ndaj kryetares, Atifete Jahjaga, duke i cilësuar ato si
gjeste të ulëta. Sipas kryekuvendarit, këto grafite janë sulm ndaj mijëra vajzave
e grave të Kosovës që po bëjnë punë të shkëlqyeshme në Policinë e Kosovës. “Këto
grafite janë gjeste të huliganizmit politik dhe një abuzim imoral me lirinë e
shprehjes, prandaj janë të dënueshme dhe neveritëse. Ky huliganizëm
grafitesh përbën sulm ndaj institucionit të presidencës, por edhe ndaj mijëra
vajzave e grave të Kosovës që janë duke bërë një punë të shkëlqyeshme në
Policinë e Kosovës, ashtu sikurse vetë Presidentja e Kosovës, znj. Jahjaga, ka
bërë dhe është duke bërë një punë dinjitoze në detyrat e saj kushtetuese, por edhe
si një nga lideret e emancipimit të femrës në shoqërinë kosovare”, ka
thënë Veseli në reagimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani

Enver Hasani: Kuvendi nuk mund t’i ndryshojë asnjë presje Ligjit për Specialen të kthyer nga Presidentja

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës …