leoni

E ultë: Mërgimtarët vazhdojnë t’i shfrytëzojnë rrugët e Serbisë për vajtje-ardhje

Serbia vazhdon të përfitojë nga
bashkatdhetarët tanë që jetojnë në vendet perëndimore, të cilët zgjedhin
territorin serb për të kaluar në Evropë. Kolona, shpeshherë të gjata disa
kilometra, janë krijuar në pikëkalimet kufitare në Merdarë e Dheu i Bardhë.
Autoritetet serbe janë sjellë me përçmim ndaj bashkatdhetarëve tanë, duke i
maltretuar ata me pritje të gjata, procedura burokratike e gjoba të larta.
Pavarësisht raportimeve nga mediet për këto maltretime, mërgimtarët tanë nuk po
heqin dorë nga shfrytëzimi i rrugëve të Serbisë. Vetëdija e ultë e bashkatdhetarëve
tanë po bën që të mos shfrytëzohet sa e si duhet Rruga e Kombit, e cila pos
komoditetit si një nga autostradat më të mira në Evropën Juglindore, ofron shpejtësi
dhe lidhje me Malin e Zi dhe Kroacinë.  

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …