Sulmet e NATO-s

Autoritetet e larta të vendit përkujtojnë dhe vlerësojnë lart intervenimin e NATO-s kundër caqeve serbe

Autoritetet e larta të vendit përkujtojnë dhe vlerësojnë lart intervenimin e NATO-s kundër caqeve të ushtrisë dhe policisë serbe, 19 vite më parë, më 24 mars të vitit 1999. Kryetari, Hashim Tghaçi ka shkruar se pasi përpjekjet diplomatike ndërkombëtare nuk e ndalën agresionin e regjimit të Millosheviqit në Kosovë, ndërhyrja e NATO-s kishte mbetur alternativë e vetme për t’i dhënë fund vuajtjeve të popullit tonë. U jemi përjetësisht mirënjohës SHBA-së, shteteve të BE-së dhe Aleancës së NATO-s, që me intervenimin e tyre hapën kapitullin e çlirimit të Kosovës. Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka vlerësuar se ndërhyrja humanitare e Aleancës Veri-Atlantike të NATO-s në Kosovë, më 24 Mars, 1999 për të ndaluar spastrimin etnik dhe gjenocidin ndaj popullit të Kosovës nga forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe ishte njëra nga të arriturat më të mëdha të kësaj organizate në gati 70 vjet të ekzistencës së saj.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …