Policia e Kosovës e ka arrestuar, Marko Gjuriqin, të quajturin shef të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë

Policia e Kosovës e ka arrestuar, Marko Gjuriqin, të quajturin shef të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë

Policia e Kosovës e ka sjell në Stacionin Policor “Qendra” në Prishtinë, shefin e Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq. Gjuriq u arrestua pasi kishte hyrë pa leje dhe ilegalisht në Kosovë dhe pasi paraprakisht kishte  bërë me dije se nuk do të kërkojë leje për të hyrë në Kosovës. Policia ka ndaluar qarkullimin e veturave në afërsi të stacionit policor. Një këshilltar politik i ministrit të Punëve të JashtmeBehgjet Pacolli, e ka konfirmuar se është arrestuar zyrtari serb, Marko Gjuriq. Ndërkohë është bërë e ditur se qindra qytetarët serbë janë afruar tek ura kryesore e lumit Ibrit, dhe janë duke u përpjekur për të depërtuar në jugun e qytetit të ndarë të Mitrovicës. Forcat e policisë janë shtuar edhe  në jug, ndërsa alarmi i serbëve në veri vazhdon të dëgjohet pa ndërprerë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Francës, Emmanuel Macron organizon një konferencë donatorësh në fund të janarit për ta ndihmuar Shqipërinë

Emmanuel Macron nga Tirana: Dialogu Kosovë–Serbi duhet të rifillojë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një vizite zyrtare sot në Tiranë, ka theksuar rëndësinë …