Pas takimit me nënsekretarin amerikan për Çështje Politike, David Hale, liderët shtetëror nuk e thonë as edhe një fjalë

Thaçi, Veseli dhe Haradinaj biseduan lidhur me normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Në këtë takim të përbashkët kanë biseduar për zhvillimet aktuale në dialogun për sikur thuhet “normalizimin  e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, që pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht obligative në mes të dy shteteve. Kryetari Thaçi, kryeparlamentari Veseli dhe kryeministri Haradinaj u pajtuan që dialogu i Kosovës me Serbinë është interes nacional i Kosovës, që duhet të bashkojë të gjithë spektrin politik të Kosovës. Në takim u konkludua për ta krijuar një Grup Punues të gjerë institucional, i cili do të bashkëpunojë me Ekipin Menaxhues dhe me Misionin e OSBE-së në Kosovë, për draftimin e Statutit të Asociacionit- Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …